Një gazetar u sulmua ndërsa raportonte nga protesta para Qeverisë në Prishtinë. Prokuroria ka urdhëruar ndalimin për 48 orë të një personi me inicialet L.G., i dyshuar për veprën penale "Sulmi".

Një person me inicialet L.G. është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit, nën dyshimin se sulmoi një gazetar gjatë protestave në Prishtinë.
Ndalimin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore e Prishtinës. Zëdhënësja e saj, Kaltrina Shala, e përshkroi masën me këto fjalë: "Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se në bazë të urdhrit të Prokurorit të Shtetit është ndaluar një (1) person me inicialet L.G., në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘Sulmi’, nga neni 184 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës".
Sipas Telegrafit, rasti lidhet me sulmin ndaj një gazetari në kohën kur ai po mbulonte protestën e mbajtur para ndërtesës së Qeverisë.
Shala tha se prokurori i çështjes po ndërmerr të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave. L.G. mbetet i dyshuar dhe nuk është ngritur ende ndonjë aktakuzë ndaj tij.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

