Një burrë po trajtohet në QKUK me lëndime të rënda trupore pas një sulmi të dyshuar rreth orës 03:00 në rrugën "Ahmet Krasniqi" në Prishtinë. Sipas tij, e kanë rrahur dy persona të panjohur.

Rreth orës 03:00, në rrugën "Ahmet Krasniqi" në Prishtinë, një burrë është sulmuar fizikisht dhe ka përfunduar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) me lëndime të rënda trupore.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, vetë viktima u ka deklaruar zyrtarëve se sulmuesit ishin dy persona që ai nuk i njihte. "Viktima m/k është duke u trajtuar në QKUK për shkak se kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe sipas tij ishte sulmuar fizikisht nga dy persona të panjohur", thuhet në raportin policor.
Policia ka intervistuar një dëshmitar mashkull në lidhje me rastin. Autorët e dyshuar ende nuk janë identifikuar, ndërsa hetimet i kanë marrë në dorë njësitë kompetente.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

