Një burrë u rrah nga tre persona të panjohur të dielën në mbrëmje në një rrugë të Prishtinës. Ai u dërgua për trajtim mjekësor, ndërsa Policia e Kosovës ka hapur hetimet.

Ora 19:00, rruga "Hys Popova" në Prishtinë. Një burrë sulmohet fizikisht nga tre persona të panjohur dhe përfundon në duart e mjekëve. Rasti është regjistruar në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
"Rr. Hys Popova, Prishtinë / 13.09.2026-19:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është sulmuar nga tre të dyshuar të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar", thuhet në raportin policor.
Sipas policisë, viktima është burrë kosovar dhe ka marrë trajtim mjekësor pas sulmit. Identiteti i tre të dyshuarve nuk është bërë i ditur dhe nuk ka informacion për arrestime.
Hetimet për rrethanat e sulmit vazhdojnë.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

