Një 32-vjeçar përfundoi në Emergjencën e Ferizajt pasi thotë se u godit me një mjet të fortë brenda një kafiterie pranë magjistrales Ferizaj-Prishtinë. Dy personat e dyshuar u larguan para se të mbërrinte policia.

Ora shënonte rreth 22:40 kur në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, pranë kafiterisë "VB-OIL" në fshatin Prelez i Muhaxherëve, u raportua një sulm ndaj një 32-vjeçari. Sipas rrëfimit të viktimës, ai u godit brenda lokalit me një mjet të fortë, që dyshohet të ketë qenë kaçavidë.
I lënduari, Driton Nuha, ka deklaruar se u sulmua nga dy persona, të cilët pas goditjes u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Ai u dërgua në Emergjencën e Ferizajt për trajtim mjekësor.
Hetuesit kanë shkuar në lokacion, kanë kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet fillestare hetimore. Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, me udhëzimin e të cilit është iniciuar procedura për veprën penale "Lëndim i lehtë trupor".
Rasti tani gjendet në Njësinë e Hetimeve për procedura të mëtejshme. Dy personat e dyshuar mbeten për t'u identifikuar dhe lokalizuar, ndaj asnjë prej tyre nuk është shpallur fajtor për asnjë veprim.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

