Një grup të dyshuarish ka sulmuar fizikisht disa persona në Prishtinë të dielën rreth orës 19:00, duke u shkaktuar lëndime trupore. Prokurori është njoftuar dhe policia po heton rastin.

Disa persona kanë përfunduar me lëndime trupore pasi u sulmuan fizikisht në Prishtinë të dielën, më 4 tetor, rreth orës 19:00.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, të dyshuarit janë disa meshkuj kosovarë. "Është raportuar se disa persona të dyshuar meshkuj kosovarë kanë sulmuar fizikisht disa persona të tjerë, të cilët si pasojë kanë pësuar lëndime trupore", thuhet në raport.
Policia nuk ka bërë të ditur sa ishin sulmuesit dhe sa të lënduar ka, as identitetet e tyre apo shkakun e përleshjes. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet vazhdojnë.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

