Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut gjen shkelje të Konventës në vetingun e prokurorit Adnan Kosova. Vendimi mund t'i hapë rrugën rikthimit të tij në detyrë.

Shkarkimi i prokurorit Adnan Kosova nga Prokuroria e Përgjithshme në Shqipëri ishte një masë e tepruar. Në këtë përfundim ka arritur Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ), e cila konstatoi shkelje të nenit 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) në procesin e vetingut që e la atë pa detyrë.
Gjykata e Strasburgut vlerësoi se largimi i prokurorit Kosova nuk ishte në përpjesëtim me qëllimet legjitime të reformës. Me fjalë të tjera, gjyqtarët europianë nuk vunë në diskutim objektivat e reformës, por mënyrën se si ato u zbatuan në rastin e tij.
Vendimi shihet si një hap që i hap rrugën rikthimit të prokurorit në detyrë, ndonëse ende nuk dihet se si dhe kur do ta zbatojnë institucionet shqiptare.
Dy burra nga fshati Sinë dyshohet se u përplasën me dhunë me dy policë ndërsa po shoqëroheshin në komisariat. Në të njëjtin bulevard të Peshkopisë, një 36-vjeçar u kap me thikë dhe shufër metalike.

