Një burrë që gjykata e kërkonte për lëndim të lehtë trupor u kap nga policia në Skenderaj dhe u dërgua drejt e në vuajtje të dënimit. E pret një vit e gjashtë muaj pas hekurave.

Një person që kërkohej me urdhëresë gjykate është arrestuar në Skenderaj dhe, pas procedurave ligjore, është dërguar për të vuajtur një dënim prej një viti e gjashtë muajsh.
Sipas Policisë së Kosovës, arrestimin e kryen më 30 shtator 2026 zyrtarët e Stacionit Policor në Skenderaj, gjatë veprimeve që policia zhvillon për identifikimin dhe kapjen e personave të kërkuar nga drejtësia.
Personi ishte në kërkim për veprën penale lëndim i lehtë trupor. Policia nuk ka bërë publik identitetin e tij, as rrethanat e arrestimit.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

