Pas një pune hetimore, Policia e Kosovës ka arrestuar në Skënderaj një burrë që ishte në kërkim për krime lufte kundër popullatës civile. Rasti lidhet me muajt maj-qershor të vitit 1998, dhe prokurori ka urdhëruar mbajtjen e tij.

Gati tri dekada pas ngjarjeve për të cilat dyshohet, një burrë që ishte në kërkim policor për krime lufte kundër popullatës civile ka përfunduar në pranga në Skënderaj.
Arrestimi u bë pas një pune hetimore dhe u bë i ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. Sipas policisë, vepra penale për të cilën dyshohet personi lidhet me periudhën maj-qershor të vitit 1998 në Skënderaj. "Pas një pune hetimore është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar i cili ka qenë në kërkim policor për veprën e lartcekur", thuhet në raportin e policisë.
Pas arrestimit, rasti kaloi në duart e prokurorisë. "Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje", njofton policia.
Autoritetet nuk e kanë bërë publik identitetin e të dyshuarit dhe as datën e saktë të arrestimit. I arrestuari mbetet i dyshuar dhe gëzon prezumimin e pafajësisë derisa gjykata të vendosë ndryshe.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

