Pas katër ditësh ndërhyrje pa pushim nga toka dhe ajri, zjarri mbi lagjen Abazaj pranë "Kroit të Madh" është rindezur sërish, duke sfiduar forcat zjarrfikëse në Krujë.

Zjarri mbi lagjen Abazaj në Krujë nuk po jep shenja qetësimi. Në afërsi të vendit të quajtur "Kroi i Madh", flakët janë riaktivizuar edhe një herë, pavarësisht një ndërhyrjeje të vazhdueshme prej katër ditësh me forca dhe mjete si nga toka, ashtu edhe nga ajri.
Disa herë gjatë kësaj periudhe është menduar se vatra ishte shuar plotësisht. Por terreni e ka bërë punën e forcave në terren më të vështirë sesa dukej: trashësia e madhe e humusit në zonë ka favorizuar ruajtjen e prushit thellë në brendësi të tokës, larg syve dhe ujit.
Të ndihmuara edhe nga era, vatrat e fshehura janë ndezur sërish, duke rikthyer flakët në zonë pikërisht kur situata dukej nën kontroll. Forcat zjarrfikëse vijojnë punën për izolimin dhe shuarjen përfundimtare të zjarrit.
Dy burra nga fshati Sinë dyshohet se u përplasën me dhunë me dy policë ndërsa po shoqëroheshin në komisariat. Në të njëjtin bulevard të Peshkopisë, një 36-vjeçar u kap me thikë dhe shufër metalike.

