Gruaja që ishte dërguar për trajtim jashtë vendit pas aksidentit në Shtërpcë ka ndërruar jetë. Familjarët ia njoftuan vdekjen policisë më 1 tetor, ndërsa rasti i është referuar prokurorit.

Aksidenti në Shtërpcë ka marrë një jetë. Një grua që kishte mbetur e lënduar rëndë në përplasjen mes dy veturave private ka ndërruar jetë teksa po trajtohej në një institucion shëndetësor jashtë vendit.
Lajmin për vdekjen e saj e dhanë familjarët, të cilët njoftuan Policinë e Kosovës më 1 tetor. Shteti ku gruaja po merrte trajtim nuk është bërë i ditur.
Sipas policisë, aksidenti ndodhi më 26 shtator, rreth orës 10:30, kur u përplasën dy vetura private. Në ngjarje u lënduan tre persona. Dy prej tyre u liruan pas trajtimit mjekësor, ndërsa gjendja e gruas ishte e tillë që ajo u dërgua për kurim jashtë vendit.
Rasti është përfshirë në raportin 24-orësh të policisë. "Për rastin është njoftuar prokurori", thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. Identiteti i viktimës dhe rrethanat që shkaktuan përplasjen nuk janë bërë publike.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

