Një armë gjahu përfundoi në duart e policisë pasi një burrë në Skenderaj dyshohet se qëlloi drejt qenit të një qytetari. I dyshuari u intervistua dhe u lirua me vendim të prokurorit.

Një pushkë gjahu është sekuestruar nga Policia e Kosovës në Skenderaj, pas ankesës së një qytetari se dikush kishte shtënë me armë në drejtim të qenit të tij.
Sipas raportit të policisë, të datës 18 tetor 2026, ora 10:20, si i dyshuari ashtu edhe ankuesi janë meshkuj kosovarë. Pasi rasti u raportua, policia u konsultua me prokurorin dhe më pas hyri në shtëpinë e të dyshuarit. "Në konsultim me prokurorin është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarit ku gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie", thuhet në raport.
Burri u dërgua në stacionin policor, ku u intervistua nga organet kompetente. Me vendim të prokurorit ai u lirua, ndërsa rasti mbetet në procedurë të rregullt. Policia nuk ka bërë të ditur nëse qeni është lënduar nga shtëna.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

