Një helikopter që transportonte turistë të një agjencie luksoze u rrëzua në rrethin Samburu të Kenisë, duke marrë jetën e shtatë personave. Departamenti amerikan i Shtetit tha se pesë prej viktimave ishin shtetas të SHBA-së.

Shtatë persona humbën jetën të mërkurën kur një helikopter turistik u rrëzua në rrethin Samburu të Kenisë. Sipas një zëdhënësi të Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara, pesë nga viktimat ishin shtetas amerikanë.
Aparati ajror po fluturonte drejt rezervatit Loisabi kur ndodhi tragjedia, sipas raportit paraprak të stacionit policor Archers Post, në të cilin pati qasje agjencia Reuters. Raporti policor nuk përcaktoi shtetësinë e turistëve; të dhënat për pesë amerikanët u dhanë nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.
Agjencia luksoze turistike &Beyond konfirmoi se helikopteri që transportonte mysafirët e saj u rrëzua në afërsi të malit Ololokwe. Në një komunikatë, kompania theksoi se shkaku i aksidentit ende nuk është përcaktuar.
Gurë kalldrëmi të shkulur nga Parku Rinia, gaz lotsjellës dhe mbi 100 të arrestuar: protestat kundër qeverisë në Shqipëri hynë në ditën e shtatë pa asnjë shenjë qetësimi. Kryeministri Rama i quan pjesë të një sulmi të koordinuar, ndërsa protestuesit fajësojnë policinë për dhunën.

