Një kontroll i së hënës në mëngjes në fshatin Isniq përfundoi me dy persona në pranga dhe me sekuestrimin e bimëve të kultivuara, marihuanës dhe pajisjeve për përpunim.

Shtatë bimë narkotike të kultivuara, 28,6 gramë marihuanë dhe pajisje që dyshohet se shërbenin për përpunimin e substancave narkotike janë sekuestruar të hënën në mëngjes në fshatin Isniq të Komunës së Deçanit, ku policia arrestoi dy persona.
Aksioni u krye nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, Njësiti Antidrogë në Pejë, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë. Sipas njoftimit të përbashkët të prokurorisë dhe policisë, sekuestrimet u bënë gjatë ekzekutimit të urdhrit për kontroll.
Të dy të arrestuarit dyshohen për veprat penale "Kultivim i bimëve narkotike" dhe "Posedim i paautorizuar i narkotikëve". Identiteti i tyre nuk është bërë publik.
Prokuroria Themelore në Pejë theksoi se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, mbetet e angazhuar në parandalimin dhe luftimin e veprimtarive të kundërligjshme të lidhura me narkotikët, me synim mbrojtjen e sigurisë së qytetarëve dhe të interesit publik.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

