Harta e re administrative e Shqipërisë do të zvogëlojë njësitë vendore nga 61 në 46. Pas miratimit në komision, fati i reformës varet nga 84 vota në seancën plenare të së enjtes.

Shqipëria është një hap larg një harte të re administrative që do të shkurtojë njësitë vendore nga 61 në 46. Reforma territoriale u miratua në komisionin parlamentar vetëm me votat e Partisë Socialiste (PS), ndërsa jashtë Kuvendit qytetarë protestuan kundër saj.
Nisma ligjore pritet të hidhet në votim në seancë plenare të enjten. Për t'u miratuar, ajo ka nevojë për 84 vota, një prag që socialistët nuk e arrijnë dot vetëm.
Shifrat i plotësojnë 3 deputetët e Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit, aleate e PS-së. Me mbështetjen e tyre, shumica qeverisëse i siguron votat e nevojshme për ta kaluar reformën.
Nëse miratohet në seancë plenare, harta e re do të zhdukë 15 njësi vendore nga ndarja aktuale administrative e vendit, një ndryshim që ka nxjerrë në protestë qytetarë para godinës së Kuvendit.
Dy burra nga fshati Sinë dyshohet se u përplasën me dhunë me dy policë ndërsa po shoqëroheshin në komisariat. Në të njëjtin bulevard të Peshkopisë, një 36-vjeçar u kap me thikë dhe shufër metalike.

