Policia e Shtetit merr kompetenca të reja për të kufizuar tubimet pranë institucioneve dhe për të larguar njerëzit nga zona të caktuara. Kush nuk i bindet urdhrit për shpërndarje rrezikon gjobë deri në 500 mijë lekë.

Protesta pranë institucioneve publike në Shqipëri do të kushtojë shtrenjtë për ata që nuk largohen kur urdhërohen. Qeveria shqiptare ka miratuar një akt normativ që i jep Policisë së Shtetit të drejtën të vendosë gjoba deri në 500 mijë lekë ndaj protestuesve që nuk u binden urdhrave për shpërndarje.
Akti zgjeron ndjeshëm dorën e policisë gjatë tubimeve. Përveç gjobave, ai i njeh asaj kompetenca të reja për të kufizuar mbledhjet pranë institucioneve publike dhe për të urdhëruar largimin e individëve nga zona të caktuara.
Sipas raportimit të Reporter.al (BIRN Albania), me këtë vendim gjobat për protestuesit dhjetëfishohen. Nuk dihet ende se nga kur hyn në fuqi akti dhe cilat janë të gjitha ndryshimet që ai sjell në rregullat ekzistuese.
Vendimi vjen në një periudhë tensionesh mes forcave të rendit dhe protestuesve. Një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) është fotografuar duke u treguar gishtin e mesit protestuesve të mbledhur në rrugën e Durrësit në Tiranë, pranë Ministrisë së Arsimit.
Shoferët në Shqipëri do të paguajnë 32 lekë më pak për çdo litër naftë, por taksa nuk zhduket: ajo kalon te automjetet. Edhe makinat e huaja që hyjnë në vend do të kenë taksën e tyre rrugore.

