Një burrë hyri në stacionin policor për të denoncuar një mosmarrëveshje me qiradhënësin dhe doli i prangosur. Sipas policisë, ai sulmoi fizikisht dy zyrtarë policorë dhe me urdhër të prokurorit u dërgua në Forenzikën e Psikiatrisë.

Një burrë që kishte shkuar në Stacionin Policor Jugu në Prishtinë për të denoncuar një mosmarrëveshje me qiradhënësin e tij, përfundoi në pranga pasi, sipas policisë, sulmoi fizikisht dy zyrtarë policorë.
Ngjarja ndodhi të hënën, më 12 tetor, rreth orës 12:50. Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se i dyshuari, një mashkull kosovar, gjatë kohës që po raportonte rastin shfaqi shenja nervozizmi dhe më pas sulmoi dy zyrtarët. Identiteti i tij nuk është bërë publik.
Pas arrestimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari u dërgua për trajtim në Forenzikën e Psikiatrisë në QKUK, në Prishtinë. Intervistimi i tij pritet të bëhet në vijim, ndërsa policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

