Forca Hapësinore e SHBA-së ka deklaruar se Uashingtoni ka sisteme të armatosura kontrolli hapësinor në orbitë, duke zyrtarizuar për herë të parë praninë e armëve amerikane në hapësirë përballë Kinës dhe Rusisë.

Hapësira nuk është më vetëm terren vëzhgimi. Të hënën, më 14 shtator, US Space Force, dega e forcave të armatosura amerikane e dedikuar hapësirës, deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë armë të vendosura në orbitë, duke konfirmuar për herë të parë praninë e kapaciteteve të tilla ushtarake në hapësirë.
"Shtetet e Bashkuara kanë sisteme të armatosura të kontrollit hapësinor në orbitë, të afta të mbrojnë forcën e përbashkët ndaj veprimeve armiqësore të kundërshtarëve", tha një zëdhënës i US Space Force në një komunikatë. Natyra e këtyre armatimeve nuk u saktësua.
Sipas të njëjtit komunikatë, "kontrolli hapësinor" përfshin tërësinë e misioneve që zhvillohen në kuadër të luftës për zotërimin e mjedisit hapësinor, përmes mjeteve "kinetike dhe jokinetike" të afta të prekin kapacitetet e kundërshtarit. Këto kapacitete, thuhet aty, "mund të përdoren për qëllime ofensive ashtu si edhe mbrojtëse".
Vetë forca amerikane e arsyeton këtë vendosje me dy rivalët e saj kryesorë gjeopolitikë. Kina, thekson ajo, "zhvillon dhe vë në zbatim kapacitete hapësinore dhe kundër-hapësinore në kuadër të një strategjie modernizimi ushtarak", ndërsa Rusia "e konsideron hapësirën si një fushë beteje dhe vlerëson se supremacia hapësinore do të jetë një faktor vendimtar në konfliktet e ardhshme".
Militarizimi i hapësirës është pothuajse po aq i vjetër sa vetë konkuista hapësinore. Që nga lëshimi i Sputnikut në vitin 1957, Uashingtoni dhe Moska kanë eksploruar mënyra të ndryshme për t'i armatosur satelitët dhe për të neutralizuar ata të kundërshtarit.
Shqetësimi kryesor dikur ishin armët bërthamore në hapësirë. Superfuqitë, të bashkuara më pas edhe nga shtete të tjera, nënshkruan në vitin 1967 Traktatin për Hapësirën Jashtëatmosferike, i cili ndalon vendosjen e armëve të shkatërrimit në masë në orbitë.
Invalidët e UÇK-së, familjarët e dëshmorëve dhe të të zhdukurve, si dhe viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës që jetojnë jashtë vendit lirohen nga tarifat për dokumente. Vendimi i MPJD-së është në fuqi që nga 14 tetori 2026.

