Piloti i dyshuar për rrëmbimin e një fluturimi të Flydubai nga Dubai drejt Izraelit planifikonte ta përplaste avionin në terminalin e aeroportit Ben Gurion, me synimin për të vrarë sa më shumë njerëz. Kështu thuhet në gjetjet e para të hetimit në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Objektivi ishte terminali i pasagjerëve në aeroportin Ben Gurion të Tel Avivit, dhe arma do të ishte vetë avioni. Një hetim paraprak ka gjetur se rrëmbyesi i dyshuar i një fluturimi të kompanisë ajrore Flydubai, që nisej nga Dubai drejt Izraelit, planifikonte ta përplaste aeroplanin aty me qëllim që të vriste sa më shumë njerëz. Personi i dyshuar përshkruhet si piloti i fluturimit.
Prokurori i përgjithshëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, në një deklaratë, e ka cilësuar planin si "një komplot të paramenduar me objektiv terrorist, që synonte marrjen nën kontroll të avionit dhe përdorimin e tij për të kryer një sulm vetëvrasës me shënjestër terminalin e pasagjerëve në Aeroportin Ben Gurion". Sipas prokurorit, qëllimi ishte shkaktimi i "numrit më të madh të mundshëm të viktimave".
Hetimi është ende në zhvillim dhe prokuroria emiratase vazhdon punën për të sqaruar ngjarjen. Identiteti i pilotit, fati i pasagjerëve dhe mënyra se si përfundoi fluturimi nuk janë bërë ende publike.
Gurë kalldrëmi të shkulur nga Parku Rinia, gaz lotsjellës dhe mbi 100 të arrestuar: protestat kundër qeverisë në Shqipëri hynë në ditën e shtatë pa asnjë shenjë qetësimi. Kryeministri Rama i quan pjesë të një sulmi të koordinuar, ndërsa protestuesit fajësojnë policinë për dhunën.

