Sistemi i furnizimit me ujë i Rijekës rrezikon mungesa serioze: burimi kryesor ka rënë ndjeshëm që nga fillimi i gushtit, ndërsa qytetarët po konsumojnë më shumë ujë se kurrë.

Qytetit kroat të Rijekës i kanoset një mungesë serioze uji. Ndërmarrja komunale e ujësjellësit dhe kanalizimit, KD Vodovod i kanalizacija (ViK), u ka bërë sërish thirrje banorëve të ulin konsumin dhe nuk e përjashton mundësinë e vendosjes së reduktimeve.
Shkak është rënia e fortë e prurjeve. Sipas ViK-ut, kapaciteti i burimit Zvir ka rënë me gati 30 për qind që nga fillimi i gushtit. Në të njëjtën kohë, pavarësisht apeleve, konsumi nuk është ulur — përkundrazi, në muajt e verës qytetarët harxhojnë rreth 100 mijë metra kub ujë në ditë, një e katërta më shumë se zakonisht.
Për të përballuar situatën, ndërmarrja ka aktivizuar edhe burimin Zvir 2, i cili normalisht shërben si rezervë. Banorët po nxiten të mos ujitin kopshtet, të mos mbushin pishinat dhe të mos lajnë automjete e sipërfaqe të tjera.
Nëse konsumi nuk bie, ViK paralajmëron se mund të hyjnë në fuqi kufizime në përdorimin e ujit. Sipas ndërmarrjes, një ulje e konsumit prej të paktën 15 për qind do të mundësonte një funksionim më të qëndrueshëm të sistemit.
Gurë kalldrëmi të shkulur nga Parku Rinia, gaz lotsjellës dhe mbi 100 të arrestuar: protestat kundër qeverisë në Shqipëri hynë në ditën e shtatë pa asnjë shenjë qetësimi. Kryeministri Rama i quan pjesë të një sulmi të koordinuar, ndërsa protestuesit fajësojnë policinë për dhunën.

