Një revolver dhe një pistoletë me karikator janë gjetur te një i mitur në një fshat të Gjakovës. Prokurori për të mitur urdhëroi mbajtjen e tij pas intervistimit.

Dy armë zjarri dhe gjashtë fishekë janë gjetur te një i mitur në fshatin Skivjan të Gjakovës, i cili tani ndodhet në mbajtje me vendim të prokurorit për të mitur.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën, më 7 tetor, rreth orës 13:00. Njësitet policore kanë konfiskuar një revolver, një pistoletë me karikator dhe gjashtë fishekë të kalibrit 7.65 mm. I dyshuari është mashkull kosovar i mitur.
"Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi njësitet policore tek i njëjti kanë gjetur dhe konfiskuar 1-revolver, 1-pistoletë me karikator dhe 6-fishekë cal-7.65 mm. Me vendim të prokurorit për të mitur, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje", thuhet në raportin e policisë.
Nuk dihet ende se si kanë arritur armët në duart e të miturit dhe as nëse ai do të përballet me ndonjë akuzë formale.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

