Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte ndër të parët që përshëndeti zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit të Kosovës. Në mesazhin e tij, ai e lidhi detyrën e saj të re me një periudhë të vështirë për Kosovën, rajonin dhe Evropën.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka uruar suksese Justina Shiroka-Pulës pas zgjedhjes së saj Presidente e Republikës së Kosovës. Në mesazhin e tij ai theksoi se ajo e merr këtë detyrë në një moment të vështirë.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama e cilësoi presidenten e re si akademike të njohur dhe vendosi zgjedhjen e saj në një kontekst më të gjerë se ai i Kosovës: "Përgëzime të përzemërta akademikes së njohur, zonjës Justina Shiroka-Pula, për zgjedhjen e saj Presidente e Republikës së Kosovës, në një fazë sfiduese për Kosovën dhe në një kohë sfiduese për gjithë rajonin tonë dhe për vetë Evropën."
Kryeministri shqiptar e mbylli mesazhin me një urim të drejtpërdrejtë për Shiroka-Pulën dhe për vendin: "Ju uroj juve dhe Kosovës mbarësi dhe suksese, zonja Presidente".
Invalidët e UÇK-së, familjarët e dëshmorëve dhe të të zhdukurve, si dhe viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës që jetojnë jashtë vendit lirohen nga tarifat për dokumente. Vendimi i MPJD-së është në fuqi që nga 14 tetori 2026.

