Bashkimi Evropian i ka dhënë dritën jeshile Shqipërisë për mbylljen e negociatave për Kapitullin 20, sipas kryeministrit Edi Rama. Ai e quan hapin e katërt të mbyllur fillimin e numërimit mbrapsht drejt anëtarësimit.

Shqipëria ka mbyllur kapitullin e katërt në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ka njoftuar kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.
Sipas Ramës, BE-ja dha dritën jeshile për mbylljen e negociatave për Kapitullin 20. "Shqipëria mbyll kapitullin e saj të katërt dhe nis numërimi mbrapsht drejt qëllimit tonë historik", shkroi kryeministri.
Rama e lidhi këtë hap drejtpërdrejt me ekonominë e vendit. "Drita jeshile e BE-së për mbylljen e negociatave për Kapitullin 20 forcon perspektivat për investime, inovacion, konkurrueshmëri dhe punësim", theksoi ai.
Mbyllja e kapitullit të katërt shënon një tjetër hap në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, të cilin qeveria e paraqet si rrugën drejt objektivit të anëtarësimit të plotë.
Dy burra nga fshati Sinë dyshohet se u përplasën me dhunë me dy policë ndërsa po shoqëroheshin në komisariat. Në të njëjtin bulevard të Peshkopisë, një 36-vjeçar u kap me thikë dhe shufër metalike.

