Policia e Nju Jorkut u fut me forcë në një apartament në lagjen Edgemere të Queens, ku gjeti dy persona me plagë prerëse. Gjatë ndërhyrjes një polic shkrepi armën, por askush nuk u plagos nga plumbi.

Një burrë 52-vjeçar, i mbyllur dhe i barrikaduar brenda një apartamenti në lagjen Edgemere të Queens, në Nju Jork, plagosi me prerje një burrë dhe një grua, sipas zyrtarëve amerikanë.
Policia e Nju Jorkut (NYPD) mbërriti në vendngjarje të premten, në orën 23:48. Ndërsa agjentët përpiqeshin të hynin me forcë në apartament, njëri prej tyre shkrepi armën e zjarrit. Sipas policisë, nga e shtëna nuk u lëndua askush.
Brenda banesës, policët gjetën një grua 57-vjeçare me plagë prerëse në dorë dhe në këmbë, si dhe një burrë 53-vjeçar me plagë në dorë dhe në krahë.
Shërbimet e emergjencës i transportuan të dy të plagosurit, bashkë me të dyshuarin, në spitalin Jamaica Medical Center. Të tre ndodhen në gjendje të qëndrueshme.
I dyshuari 52-vjeçar është vënë nën arrest nga policia, por deri tani nuk i është komunikuar asnjë akuzë. Motivi i sulmit dhe lidhja mes tij dhe dy viktimave nuk janë bërë publike. Pas ngjarjes, automjete të NYPD-së patrullonin lagjen.
Gurë kalldrëmi të shkulur nga Parku Rinia, gaz lotsjellës dhe mbi 100 të arrestuar: protestat kundër qeverisë në Shqipëri hynë në ditën e shtatë pa asnjë shenjë qetësimi. Kryeministri Rama i quan pjesë të një sulmi të koordinuar, ndërsa protestuesit fajësojnë policinë për dhunën.

