Kompanitë që investojnë në prodhimin e armëve në Shqipëri, përfshirë ortakët privatë të ndërmarrjes shtetërore KAYO, mund të përfitojnë më shumë lehtësi fiskale. Nisma vjen ndërsa vetë KAYO është pjesë e një hetimi të SPAK.

Ortakët privatë të ndërmarrjes shtetërore KAYO pritet të përfitojnë lehtësi fiskale më të gjera, sipas një nisme të re ligjore të propozuar nga qeveria shqiptare.
Nisma synon zgjerimin e lehtësive fiskale për kompanitë që investojnë në industrinë e prodhimit të armëve në Shqipëri. Në rrethin e përfituesve përfshihen edhe shoqëritë e përbashkëta që KAYO ka krijuar me partnerë privatë.
Propozimi mbërrin në një moment delikat për kompaninë shtetërore. KAYO është përfshirë në një hetim të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) për dyshime që lidhen me trafikim. Hetimi është ende në zhvillim dhe asnjë përgjegjësi nuk është përcaktuar nga drejtësia.
Nuk dihet ende se kur nisma do të shqyrtohet në parlament, as sa do të jetë vlera e lehtësive që ajo parashikon.
Dy burra nga fshati Sinë dyshohet se u përplasën me dhunë me dy policë ndërsa po shoqëroheshin në komisariat. Në të njëjtin bulevard të Peshkopisë, një 36-vjeçar u kap me thikë dhe shufër metalike.

