Partitë politike serbe nuk do të mund të organizojnë fushata në veri të Kosovës. Zëvendësdrejtori i Policisë për veriun, Veton Elshani, thotë se policia nuk ka ndërmend të marrë mbi vete problemet që, sipas tij, vijnë nga Serbia.

Policia e Kosovës ka ndaluar organizimin e fushatave të partive politike serbe në veri të vendit. Mesazhi i saj është i prerë dhe vjen nga zëvendësdrejtori i Policisë për veriun, Veton Elshani: "Punën le ta vazhdojnë në Serbi, jo me neve".
I ftuar në Klan Kosova, Elshani tha se organizime të tilla nuk lejohen në Kosovë. Arsyeja, sipas tij, është se policia nuk ka nevojë ta marrë mbi vete atë barrë.
Zyrtari policor e paraqiti ndalimin si çështje të vetme parimi dhe jo si mungesë kapaciteti për të ruajtur rendin. "Nuk kanë nevojë problemet që i kanë atje me ardh këtu. Ky është aspekti i vetëm. Përndryshe nuk do të kishte problem edhe me pas tubime, sepse ne kemi pasur protesta të qeta, të dhunshme, krejt i menaxhojmë", u shpreh ai.
Elshani e përsëriti qëndrimin edhe një herë, duke theksuar se policia nuk sheh asnjë arsye të përfshihet në një fushatë politike të huaj në territorin e Kosovës: "Nuk ka nevojë me u marrë na me fushatë politike pa nevojë. Domethënë nuk ka kurrfarë nevoje me u marrë me atë çështje. Edhe për arsye që nuk kemi nevojë me u marrë me ato, atëherë ata e vazhdojnë punën e vet atje në Serbi që e kanë, por jo me neve".
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

