Një 58-vjeçar nga fshati Kodërbojë u arrestua pasi policia e kapi duke kultivuar 105 bimë narkotike në një parcelë publike; kontrolli në banesë nxori edhe një armë zjarri me municion luftarak.

Një 58-vjeçar është arrestuar në Pukë pasi, sipas policisë, u kap në flagrancë duke kultivuar 105 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa në një parcelë të vendosur në tokë publike, në fshatin Kodërbojë.
Bimët u asgjësuan në vend nëpërmjet djegies. Kontrolli i mëpasshëm në banesën e të dyshuarit shtoi një kapitull tjetër akuze: policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë, me një krehër me municion luftarak.
I arrestuari është identifikuar me inicialet T. Ll., banues në fshatin Kodërbojë, Pukë. Sipas policisë, ai u ndalua në vendin ku kishte kultivuar bimët.
Aksioni erdhi si përfundim i operacionit të koduar "Gjurmimi", i cili, sipas Komisariatit të Policisë Pukë, u zhvillua përgjatë disa javësh me metoda proaktive dhe synonte goditjen e një rasti të kultivimit të bimëve narkotike.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".
Dy burra nga fshati Sinë dyshohet se u përplasën me dhunë me dy policë ndërsa po shoqëroheshin në komisariat. Në të njëjtin bulevard të Peshkopisë, një 36-vjeçar u kap me thikë dhe shufër metalike.

