Një këmbësor u plagos rëndë pasi u godit nga një veturë në fshatin Prugovc të Prishtinës. Policia dyshon se shoferi nuk iu përshtat kushteve të rrugës.

Një këmbësor ndodhet në QKUK në Prishtinë me lëndime të rënda, pasi u godit nga një veturë në fshatin Prugovc të Prishtinës, më 3 tetor, rreth orës 20:36.
Sipas policisë, shoferi i veturës dyshohet se nuk iu përshtat kushteve të rrugës dhe si pasojë e goditi këmbësorin. Nuk është bërë e ditur nëse shoferi është ndaluar nga policia.
Viktima mori ndihmën e parë mjekësore aty ku ndodhi aksidenti, por për shkak të rëndesës së lëndimeve u dërgua për trajtim të mëtejshëm në QKUK. Njësitë përkatëse të policisë kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

