Pas aktgjykimit dënues të Dhomave të Specializuara, qytetarë nga e gjithë Kosova kanë nisur të mblidhen në sheshin "Skënderbeu" për të mbështetur Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Sheshi "Skënderbeu" ka nisur të mbushet me njerëz. Qytetarë të shumtë, të ardhur nga e gjithë Kosova, janë grumbulluar aty për protestën e sotme në mbështetje të katër ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Tubimi vjen pasi Dhomat e Specializuara shpallën aktgjykim dënues në shkallë të parë ndaj të katërve. Aktgjykimi në shkallë të parë nuk është i formës së prerë.
Thirrjen për protestë e ka bërë platforma "Liria ka Emër", e cila, krahas ftesës drejtuar qytetarëve për t'iu bashkuar tubimit, ka publikuar edhe pamje nga grumbullimi në shesh. Numri i saktë i pjesëmarrësve nuk dihet ende.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

