Një ngarkesë pajisjesh elektronike me vlerë rreth 10 mijë euro u ndal në hyrje të Kosovës në Merdare, pasi nuk ishte deklaruar në doganë.

Pajisje elektronike me vlerë të përafërt prej rreth 10 mijë eurosh janë sekuestruar në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdare, në një rast që Dogana e Kosovës e cilëson si tentim për futjen e mallrave të padeklaruara në vend.
Rasti u zbulua më 3 tetor gjatë kontrolleve në hyrje të kufirit, në një aksion të përbashkët të Doganës me Policinë e Kosovës. Zyrtarët doganorë gjetën dhe sekuestruan procesorë, pllaka amë, kufje, USB, maus, mikrofona, kabllo dhe pesë sete monitorësh për lojëra.
Identiteti i personit apo personave që tentuan ta fusnin mallin nuk është bërë publik, as nuk dihet nëse ndaj tyre janë ndërmarrë masa të tjera.
Dogana ka njoftuar se bashkëpunimi me Policinë e Kosovës do të vazhdojë në luftën kundër kontrabandës dhe në parandalimin e shkeljeve doganore.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

