Më pak se katër orë para skadimit të afatit për zgjedhjen e presidentit, një numër i madh policësh u drejtua drejt objektit të Qeverisë. Në shesh, protestuesit paralajmërojnë se nuk do të rrinë duarkryq nëse deputetët nuk votojnë ligjin për Gjykatën Speciale.

Një numër i madh pjesëtarësh të Policisë së Kosovës janë parë duke lëvizur drejt objektit të Qeverisë, ndërsa prania policore është shtuar edhe përreth Kuvendit, në orët e fundit para skadimit të afatit për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
Kur kanë mbetur më pak se katër orë deri në përfundim të këtij afati, ende nuk është paraqitur asnjë kërkesë për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme, në të cilën pritet të votohet për kreun e shtetit.
Në shesh, protestuesit u kërkojnë deputetëve të Kuvendit që të votojnë ligjin për Gjykatën Speciale. Qytetarët e mbledhur aty kanë paralajmëruar se nuk do të rrinë duarkryq nëse ligji nuk kalon.
Numri i saktë i policëve të vendosur rreth dy institucioneve nuk është bërë i ditur.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

