Policia ka rifilluar të qëllojë me plumba gome drejt protestuesve, ndërsa përplasjet janë shtrirë në rrugët kryesore të kryeqytetit shqiptar. Protestuesit raportohet se kanë ndezur kazanë mbeturinash për t'i zënë rrugën policisë.

Policia në Tiranë ka nisur sërish të qëllojë me plumba gome drejt protestuesve, ndërsa përplasjet mes dy palëve janë shtrirë tashmë në rrugët kryesore të kryeqytetit shqiptar.
Efektivët nuk po mjaftohen me kaq. Protestuesit po ndiqen nëpër rrugë me gaz lotsjellës dhe me ujë me presion, në atë që po përshkruhet si kalim i policisë te masat ekstreme për shpërndarjen e turmave.
Nga ana tjetër, raportohet se në zonën e Piacës protestuesit u kanë vënë flakën kazanëve të mbeturinave. Pamjet nga terreni tregojnë se kazanët janë tërhequr në mes të rrugës dhe janë përdorur si barrikada, me synimin për të ngadalësuar avancimin e forcave të rendit drejt vendit ku ndodhen protestuesit.
Djegia e kazanëve ka shtuar shqetësimin se situata mund të përshkallëzohet në përplasje të reja mes protestuesve dhe policisë. Nuk dihet ende nëse ka të plagosur apo të arrestuar nga kjo fazë e protestës, ndërsa gjendja në terren mbetet e tensionuar.
Dy burra nga fshati Sinë dyshohet se u përplasën me dhunë me dy policë ndërsa po shoqëroheshin në komisariat. Në të njëjtin bulevard të Peshkopisë, një 36-vjeçar u kap me thikë dhe shufër metalike.

