Tifo-grupet e Kosovës u bashkuan para Qeverisë në Prishtinë kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Pas këngëve dhe brohoritjeve, mjetet piroteknike përfunduan në oborrin e institucionit.

Mjete piroteknike janë hedhur në oborrin e Qeverisë së Kosovës në Prishtinë, ndërsa tifo-grupet e vendit protestonin para ndërtesës kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Grupet e tifozëve, që zakonisht ndahen nëpër tribuna, këtë herë dolën në rrugë së bashku. Të mbledhur para objektit qeveritar, protestuesit shprehën mbështetjen e tyre për ata që i quajnë çlirimtarë, me mesazhe dhe këngë që u atribuohen UÇK-së.
Pikërisht pas këngëve dhe brohoritjeve, disa nga protestuesit hodhën mjete piroteknike përtej hyrjes, drejt oborrit të Qeverisë. Nuk dihet ende nëse protesta la të lënduar apo nëse pati arrestime.
Protesta vjen si reagim ndaj Gjykatës Speciale, e cila, megjithëse ka selinë në Hagë, është pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës dhe gjykon ish-pjesëtarë të UÇK-së për krime të pretenduara të kohës së luftës.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

