Në orët e para të mëngjesit, një veturë "Audi" ndalohet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë. Te dy pasagjerë gjenden sasi të vogla substance të dyshuar si marihuanë procedura penale nis me vendim të prokurorit kujdestar.

Pika e kontrollit ishte ngritur në fshatin Mazgit të Obiliqit, mbi magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, kur rreth orës 01:00 të 21 shtatorit njësitet policore ndaluan një veturë "Audi" me ngjyrë të zezë. Në timon ishte A.S., 32 vjeç.
Gjatë kontrollit të personave në veturë, te M.Z., 28 vjeç, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 3 gramë substancë e dyshuar si marihuanë. Te R.N., 26 vjeç, u gjet një sasi tjetër, më pak se një gram, po ashtu e dyshuar si marihuanë.
Për rastin u njoftua prokurori kujdestar, me vendim të të cilit është iniciuar procedura për veprën "Posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge". Rasti, sipas asaj që është bërë e ditur, do të trajtohet në procedurë të rregullt. Nuk është sqaruar nëse ndaj shoferit është iniciuar ndonjë procedurë.
Të gjithë personat e përmendur prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

