Një burrë 78-vjeçar nga Prishtina, i sëmurë me demencë, doli nga shtëpia dhe nuk u kthye më. Policia i ndërpreu kërkimet më 11 shtator, por familja vazhdon ta kërkojë.

Pesë nga gjashtë sandalet që kishte marrë me vete u gjetën në Butovc. Ato janë gjurma e fundit e X.R., 78-vjeçarit nga Prishtina që vuante nga demenca, i cili një ditë doli nga shtëpia dhe nuk u kthye më. Prej asaj kohe kanë kaluar mbi tre muaj.
Familjarët e kërkojnë pa pushim që nga 2 korriku. Kamerat e sigurisë e kishin kapur të moshuarin duke u drejtuar nga Butovci, dhe pikërisht atje u gjetën sandalet. Në kërkime u përfshinë Policia, Shoqata e Kërkim-Shpëtimit dhe FSK-ja, por më 11 shtator Policia i ndërpreu operacionet. Familja nuk është dorëzuar.
Rasti ngre sërish pyetjen se si reagohet kur zhduket një person me demencë. Sipas një neurologeje, këta persona mund të çorientohen dhe, pasi largohen nga shtëpia, nuk dinë më të gjejnë rrugën e kthimit. Ajo thekson se në Kosovë mungon një protokoll i standardizuar për raste të tilla.
X.R. është njëri nga 1.306 personat e raportuar të zhdukur në Kosovë që nga viti 2021. I vëllai, B.R., u bën thirrje qytetarëve që të njoftojnë familjen për çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

