Një kartëmonedhë prej 5 eurosh, e fshehur mes letrave të një kamioni, mjaftoi për ta çuar një person në mbajtje në pikëkalimin kufitar të Vërmicës. Ai dyshohet për dhënie ryshfeti.

Një kartëmonedhë prej 5 eurosh, e futur mes dokumenteve të një kamioni, ka përfunduar me pranga në pikëkalimin kufitar të Vërmicës.
Sipas raportit të policisë, i dyshuari, në momentin kur paraqiti për kontroll dokumentet personale dhe ato të kamionit, kishte vendosur paratë brenda tyre. Ai u arrestua menjëherë nën dyshimin për dhënie ryshfeti.
Pas intervistimit nga organet kompetente, prokurori vendosi që i dyshuari të dërgohet në mbajtje. Identiteti i tij nuk është bërë publik.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

