Tre makina u përplasën njëra pas tjetrës mëngjesin e së hënës në aksin Levan-Tepelenë, një nga segmentet me fluksin më të lartë të qarkullimit në këtë periudhë. Një person mori dëmtime të lehta dhe u lirua pas ndihmës së parë.

Trafiku në autostradën Levan-Tepelenë u bllokua për një kohë mëngjesin e kësaj të hëne, pasi tre automjete u përplasën në zinxhir me njëri-tjetrin.
Sipas informacioneve paraprake nga policia, përplasja ka shkaktuar kryesisht dëme materiale, ndërsa një person ka pësuar dëmtime të lehta. Ai u dërgua në Spitalin Rajonal të Fierit, ku mori ndihmën e parë mjekësore dhe, pas trajtimit, u largua nga spitali dhe u kthye pranë familjes.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e policisë dhe shërbimet e qarkullimit rrugor, të cilat ndërhynë për menaxhimin e trafikut dhe normalizimin e lëvizjes së automjeteve. Aksi Levan-Tepelenë ka fluks të lartë qarkullimi, sidomos gjatë kësaj periudhe, për shkak të lëvizjes së emigrantëve drejt pikave kufitare.
Në vendin e ngjarjes shkuan edhe ekspertët kriminalistë, të cilët po kryejnë veprimet procedurale për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e përplasjes.
Dy burra nga fshati Sinë dyshohet se u përplasën me dhunë me dy policë ndërsa po shoqëroheshin në komisariat. Në të njëjtin bulevard të Peshkopisë, një 36-vjeçar u kap me thikë dhe shufër metalike.

