Tri automjete u përfshinë në një aksident në qendër të Pejës rreth orës 18:35, ndërsa gjashtë persona përfunduan në Spitalin Rajonal me lëndime trupore.

Gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku që ndodhi mbrëmjen e sotme në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë, ku u përplasën tri vetura.
Zëdhënësi i Policisë në Pejë, Driton Rugova, tha se aksidenti ndodhi rreth orës 18:35 dhe se të lënduarit u transportuan menjëherë në Spitalin Rajonal.
“Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në Pejë. Në këtë aksident ishin të involvuara tri vetura dhe si pasojë e aksidentit gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal për tretman mjekësor”, deklaroi Rugova.
Shkaku i përplasjes mbetet ende i papërcaktuar. Policia e Pejës ka marrë rastin në trajtim dhe po heton rrethanat në të cilat tri automjetet përfunduan në përplasje.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

