Tri vetura u përfshinë sot pasdite në një aksident në fshatin Mramor, në rrugën Prishtinë-Gjilan. Tre persona pësuan lëndime trupore.

Tre persona kanë mbetur të lënduar sot pasdite pas një aksidenti trafiku me tri automjete në fshatin Mramor, në rrugën Prishtinë-Gjilan.
Përplasja ndodhi rreth orës 16:00, sipas zëdhënëses së Policisë për Rajonin e Prishtinës. "Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar tre persona", deklaroi ajo.
Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi aksidentin dhe në çfarë gjendje janë të lënduarit. Rastin po e heton njësiti rajonal i trafikut.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

