Dy persona përfunduan në trajtim mjekësor pas një përleshjeje fizike te Rrethi i Flamurit në Prishtinë. Policia dyshon se lëndimet janë shkaktuar nga mjete të mprehta.

Një përleshje fizike mes dy personave te Rrethi i Flamurit në Prishtinë ka përfunduar me dy të lënduar, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Ngjarja ndodhi sonte rreth orës 20:00, në një nga pikat më të frekuentuara të kryeqytetit.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. Sipas informatave fillestare të policisë, të dy personat kanë pësuar lëndime që dyshohet se janë shkaktuar nga mjete të mprehta.
Njësitet relevante policore po ndërmarrin veprimet e nevojshme lidhur me rastin. Identiteti i të lënduarve dhe shkaku i konfliktit nuk janë bërë të ditura, sikurse nuk ka të dhëna nëse dikush është ndaluar.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

