Një kontratë shumëmiliardëshe mes Pentagonit dhe kompanisë Raytheon për të shtuar prodhimin e raketave lundruese Tomahawk ka ngritur pyetjen që shqetëson analistët: a po i mbarojnë Uashingtonit municionet kritike?

Pentagoni ka lidhur një kontratë me kompaninë e mbrojtjes Raytheon për të rritur ndjeshëm prodhimin e raketave lundruese Tomahawk — një marrëveshje shumëmiliardëshe që disa analistë ushtarakë e lexojnë si konfirmim se Shtetet e Bashkuara po i shterojnë municionet kritike.
Raytheon i ka furnizuar SHBA-të me armë prej dekadash, por kjo herë dallon nga të mëparshmet: kompania pritet t'i dorëzojë raketat Tomahawk në një shkallë dhe me një shpejtësi të paparë deri më tani.
Pas marrëveshjes qëndrojnë pyetje me peshë për strategjinë e mbrojtjes amerikane — sa vendimtare janë këto raketa për të, dhe a mund ta ndezë një prodhim i tillë i përshpejtuar një garë të re globale armatimesh, që do të çonte drejt më shumë konfliktesh.
Mbi rëndësinë dhe pasojat e kësaj lëvizjeje janë shprehur disa zëra të fushës së mbrojtjes: David Des Roches, profesor në Institutin Thayer Marshall dhe ish-drejtor në Pentagon për çështjet e Gadishullit Arabik; Patrick Bury, specialist i mbrojtjes dhe sigurisë në Universitetin e Bath-it dhe ish-analist i NATO-s; si dhe Dan Grazier, studiues i lartë dhe drejtor i Programit për Reformën e Sigurisë Kombëtare në Qendrën Stimson.
Gurë kalldrëmi të shkulur nga Parku Rinia, gaz lotsjellës dhe mbi 100 të arrestuar: protestat kundër qeverisë në Shqipëri hynë në ditën e shtatë pa asnjë shenjë qetësimi. Kryeministri Rama i quan pjesë të një sulmi të koordinuar, ndërsa protestuesit fajësojnë policinë për dhunën.

