Një burrë u godit në mes të ditës në Pejë dhe mbeti pa para, telefon dhe dokumente. Autori i grabitjes nuk është kapur ende.

Ishte rreth ora 13:30 e së enjtes, më 8 tetor 2026, kur një burrë u sulmua fizikisht në rrugën "UÇK" në Pejë. Sulmuesi i rrëmbeu çantën e dorës dhe u largua.
Në çantë ndodheshin 480 euro para të gatshme, një telefon celular, letërnjoftimi dhe patenta e shoferit. Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet: "Viktima mashkull kosovar, ka raportuar në polici se një i dyshuar duke përdorur dhunën fizike i kishte grabitur çantën e dorës ku në të kishte pasur 480€, një telefon, letërnjoftimin si dhe patentë shoferin".
Pas sulmit, viktima mori ndihmë mjekësore dhe më pas u intervistua nga policia. Gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë e ditur.
Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar për grabitjen. Policia ka nisur hetimet për të identifikuar personin e dyshuar.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

