Kërcënimet përmes telefonit e çuan një burrë nga Peja në pranga. Policia e Kosovës thotë se ai dyshohet se më herët e kishte sulmuar fizikisht ish-të dashurën.

Një burrë është arrestuar në Pejë nën dyshimin për kanosje dhe dhunë në familje ndaj ish-së dashurës së tij. Rasti iu raportua Policisë së Kosovës më 19 tetor, rreth orës 17:30.
Sipas policisë, i dyshuari e kishte kërcënuar gruan përmes telefonit. Kjo nuk ishte hera e parë: hetuesit dyshojnë se ai kishte ushtruar edhe dhunë fizike ndaj saj kohë më parë.
"Pejë 19.10.2026, 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ai kishte kanosur përmes telefonit viktimën femër kosovare-ish të dashurën e tij. Ai kohë më parë kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje", thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Pas intervistimit, prokurori vendosi që i dyshuari të mbahet në paraburgim policor. Identiteti i tij nuk është bërë publik.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

