Sulmi me thikë në rrugën “Onufri” në Pejë ka një të dyshuar në pranga: sipas Policisë, edhe ai është i mitur, si viktima që përfundoi në emergjencën e spitalit.

Policia në Pejë ka arrestuar një të mitur, të dyshuar se me një mjet të mprehtë plagosi një bashkëmoshatar të tij në rrugën “Onufri” të qytetit, aty ku pasditen e sotme ndodhi therja.
Sheremet Elezaj, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, shpjegoi se alarmi erdhi nga emergjenca e spitalit, ku i plagosuri kishte kërkuar ndihmë mjekësore. "Rreth orës 15:50, jemi njoftuar nga emergjenca e spitalit se një person kishte kërkuar tretman mjekësor për shkak të plagës që dyshohet se është shkaktuar nga një mjet i mprehtë. Njësitë e nevojshme policore menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe, sipas hetimeve fillestare, dyshohet se viktima, mashkull i mitur, është sulmuar me mjet të mprehtë nga një person tjetër, po ashtu mashkull i mitur, në rrugën “Onufri” në Pejë. I dyshuari është arrestuar. Lidhur me rastin, jemi duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore në koordinim me institucionet përkatëse", tha Elezaj.
Viktima u trajtua në emergjencën e spitalit në Pejë. Policia nuk ka bërë të ditur gjendjen e tij shëndetësore, as motivin e sulmit, ndërsa hetimet vazhdojnë në bashkëpunim me institucionet përkatëse.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

