PDK u ka dërguar ftesë të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës për një seancë të jashtëzakonshme me një pikë të vetme: miratimin në lexim të dytë të projektligjit për Dhomat e Specializuara. "UÇK-ja duhet të na bashkojë!", thotë Arian Tahiri.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) po kërkon mbështetjen e të gjithë Kuvendit për një seancë të jashtëzakonshme me vetëm një temë në rend dite: Dhomat e Specializuara.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka njoftuar se ftesa u është dërguar të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, me thirrjen që të marrin pjesë dhe ta mbështesin seancën.
Sipas Tahirit, seanca do të ketë një pikë të vetme: shqyrtimin dhe miratimin në lexim të dytë të Projektligjit për Dhomat e Specializuara. Ai e shoqëroi njoftimin me një apel politik: "Pika e vetme: shqyrtimi dhe miratimi në lexim të dytë i Projektligjit për Dhomat e Specializuara. UÇK-ja duhet të na bashkojë!"
Data e seancës së jashtëzakonshme nuk është bërë ende e ditur, ashtu si edhe qëndrimi i grupeve të tjera parlamentare ndaj ftesës së PDK-së.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

