Me një rezultat mobiliteti prej 91 pikësh dhe qasje globale 46 për qind, pasaporta e Kosovës renditet e 101-ta në botë dhe e fundit mes 47 vendeve evropiane.

Mbajtësit e pasaportës së Kosovës mund të hyjnë pa vizë në 54 destinacione të botës. Për 107 të tjera, udhëtimi nis me një kërkesë për vizë paraprake. Kjo është fotografia që del nga raporti i shtatorit për pasaportat, ku dokumenti i udhëtimit i Kosovës shënon një rezultat mobiliteti prej 91 dhe një qasje globale të vlerësuar në 46 për qind.
Përveç 54 destinacioneve pa vizë, në 33 të tjera qytetarët e Kosovës kanë qasje përmes vizës në mbërritje ose procedurave të lehtësuara, ndërsa për katër destinacione kërkohet autorizim elektronik udhëtimi.
Në kontinentin ku Kosova ndodhet, shifrat janë dukshëm më të favorshme: qasja totale në Evropë arrin 84.8 për qind, me 39 vende të arritshme pa vizë. Por në krahasim me fqinjët, pozita mbetet e fundit. Në renditjen evropiane Kosova zë vendin e 47-të nga 47 vende të vlerësuara, ndërsa globalisht pozicionohet e 101-ta.
Të dhënat historike të të njëjtit raport tregojnë lëvizje të ndjeshme brenda pak vitesh. Në vitin 2023 rezultati i mobilitetit ishte 57. Një vit më vonë u ngjit në 93, për të rënë në 92 në vitin 2025 dhe në 91 për vitin 2026.
Raporti nuk kufizohet vetëm te numri i destinacioneve. Ai përfshin edhe renditjen e mikpritjes, reciprocitetin e vizave, mbulimin sipas rajoneve, kohëzgjatjen e lejuar të qëndrimit dhe procedurat e veçanta të hyrjes.
Invalidët e UÇK-së, familjarët e dëshmorëve dhe të të zhdukurve, si dhe viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës që jetojnë jashtë vendit lirohen nga tarifat për dokumente. Vendimi i MPJD-së është në fuqi që nga 14 tetori 2026.

