Mbeturina pa shtresë dheu, lagunë e ujërave të ndotura e tejmbushur dhe sistem kullimi pa mirëmbajtje: këto janë shkeljet për të cilat ministrja Fitore Pacolli gjobiti operatorin e deponisë së Sferkës, vetëm disa javë pasi aty shpërtheu një zjarr masiv.

Deponija e mbeturinave në Sferkë
Tri mijë euro: kaq është gjoba që Kompania Rajonale e Mbeturinave "Ambienti" ka marrë për mënyrën se si ka menaxhuar deponinë e Sferkës, të njëjtën deponi që javë më parë u përfshi nga një zjarr masiv. Vendimin e ka bërë publik ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli.
Sipas Pacollit, gjoba është shqiptuar për parregullsi në menaxhimin e deponisë, të cilat dolën në pah gjatë një inspektimi. Ministrja i ka renditur ato një nga një: "Gjatë inspektimit është konstatuar grumbullimi i mbeturinave pa shtresim të rregullt me dhe, tejmbushja e lagunës për grumbullimin e ujërave të ndotura, si dhe mungesa e mirëmbajtjes dhe kontrollit të sistemit të kullimit."
Njoftimin e saj Pacolli e ka mbyllur me një paralajmërim që shkon përtej një kompanie të vetme: "Mbrojtja e mjedisit dhe e ujërave nëntokësore është obligim ligjor që duhet të zbatohet nga të gjithë, pa përjashtim".
Deponia e Sferkës ishte në qendër të vëmendjes edhe pak javë më parë, kur flakët e përfshinë atë dhe shuarja e zjarrit mori disa ditë. Nuk është bërë e ditur nëse parregullsitë e konstatuara nga inspektorët kanë ndonjë lidhje me atë zjarr.

Deponija e mbeturinave në Sferkë

Deponija e mbeturinave në Sferkë

Deponija e mbeturinave në Sferkë
Ministria e Shëndetësisë thotë se pacientja me kancer e mori terapinë pa ndërprerje dhe se sëmundja përparoi edhe gjatë trajtimit. Dosja e plotë mjekësore, sipas saj, është në dispozicion të organeve kompetente.

