Policia e Tiranës ka arrestuar 16 persona dhe ka nisur procedim penal ndaj 49 të tjerëve pas protestës studentore të 13 tetorit, e cila përfundoi me përplasje të dhunshme dhe dëme në institucione e biznese.

Gjashtëmbëdhjetë persona janë në pranga dhe 49 të tjerë përballen me procedim penal pas protestës së studentëve në Tiranë, njoftoi të mërkurën Policia e Tiranës.
Masat lidhen me ngjarjet e 13 tetorit, kur protesta studentore u përshkallëzua në përplasje të dhunshme me forcat e rendit. Sipas policisë, gjatë trazirave u dëmtuan institucione publike dhe biznese private.
Një nga momentet e asaj dite ishte arrestimi i studentit K.M. nga policia, gjatë protestës jashtë Ministrisë së Arsimit. Policia nuk ka bërë publike akuzat konkrete për secilin prej të arrestuarve dhe të proceduarve.
Rasti nuk mbyllet me arrestimet. Autoritetet kanë hapur edhe hetime të tjera lidhur me ngjarjet, objekti i të cilave nuk është bërë ende i ditur publikisht.
Dy burra nga fshati Sinë dyshohet se u përplasën me dhunë me dy policë ndërsa po shoqëroheshin në komisariat. Në të njëjtin bulevard të Peshkopisë, një 36-vjeçar u kap me thikë dhe shufër metalike.

