Familja Beqiri do t'i japë më 3 tetor lamtumirën e fundit Adem (Muhamet) Beqirit, të zhdukur 27 vjet më parë. Mbetjet e tij u identifikuan pasi u gjetën në një varrezë masive në zonën e Zubin Potokut.

Adem (Muhamet) Beqiri do të prehet në varrezat e fshatit Pantinë, 27 vjet pasi u zhduk gjatë luftës në Kosovë. Rivarrimi është caktuar për më 3 tetor 2026, ndërsa ceremonia mortore nis në orën 13:00.
Mbetjet e Beqirit, i lindur në vitin 1951, u gjetën në një varrezë masive në zonën e Zubin Potokut. Sipas familjes, ai u vra nga forcat serbe gjatë luftës. Identifikimi, që erdhi pas më shumë se dy dekadash pritjeje, u mundëson më në fund të afërmve t'i japin lamtumirën e fundit.
Beqiri, sipas njoftimit për vdekjen e tij, i përkiste Grupit të Intelektualëve.
Familjarët kanë bërë të ditur se ngushëllimet do të priten në Hotel Palace, nga 4 deri më 6 tetor, prej orës 09:00 deri në 17:00.
Ministria e Mbrojtjes e Serbisë promovoi një dokumentar që lartëson korpusin e Prishtinës, njësinë dy komandantët e së cilës u dënuan në Hagë për krime lufte. Në premierën në Nish ishte i pranishëm edhe njëri prej tyre, Vlladimir Llazareviqi.

