Nga një shtëpi në rrugën “Adriatiku” në Prishtinë u zhdukën para të gatshme, stoli ari dhe disa orë dore. Policia e Kosovës e ka regjistruar rastin si vjedhje e rëndë dhe ka nisur hetimet.

Një shtëpi e zbrazur nga paratë, ari dhe orët e dorës. Kjo është bilanci i një rasti që Policia e Kosovës e ka klasifikuar si vjedhje e rëndë, e ndodhur në rrugën “Adriatiku” në Prishtinë, të hënën në orën 10:41.
Sipas raportit policor, dëmi i pronarit përfshin para të gatshme, bizhuteri prej ari dhe një numër orësh dore. “Është raportuar se nga shtëpia e viktimës mashkull kosovar janë vjedhur para të gatshme, stoli ari dhe disa orë dore”, thuhet në raport.
Policia bën të ditur se lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime policore për procedurat e mëtejme hetimore. Nuk është bërë e ditur nëse ka të dyshuar apo arrestime.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

