Një pako e dyshimtë, që besohet se u hodh nga jashtë murit, u kap nga zyrtarët korrektues para se të arrinte te të burgosurit në Dubravë. Brenda saj ishte lëndë e dyshuar narkotike me peshë 87 gramë, së bashku me mbështjellësin.

Një pako me lëndë të dyshuar narkotike nuk arriti dot në duart e të burgosurve në Qendrën Korrektuese në Dubravë. Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) njoftoi në Facebook se zyrtarët e tij e kanë parandaluar këtë tentativë kontrabande.
Sipas ShKK-së, pakoja u gjet gjatë kontrolleve të rregullta të sigurisë, brenda perimetrit të institucionit. Dyshimi është se ajo është hedhur nga jashtë. "Pas kontrollit dhe matjes, pesha e lëndës së dyshuar narkotike, së bashku me mbështjellësin, ka rezultuar 87 gramë…", thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues.
Lloji i substancës nuk është bërë i ditur, as nëse është identifikuar personi që e hodhi pakon. Rasti i është kaluar Policisë së Kosovës për trajtim të mëtejshëm.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

